Monday, June 27, 2011

vitamina B12, cfare duhet te dime

Maj 2010

VITAMINA B 12

   Vitamina B12, quhet ndryshe edhe cianokobalamina, emerim qe vjen prej struktures se saj molekulare, sepse permban radikalin cian (-C=N), nje atom Co dhe grupime amide.
   Historiku
  Ne vitin 1835, duke pershkruar disa crregullime te organizmit njerezor, Addison foli edhe per anemine perniciose. Anemia perniciose u konsiderua si nje semundje fatale deri ne vitin 1926, kur Minot verteton ne menyre te sukseshme trajtimi I saj nepermjet te ushquarit me melci. Ne 1929, Castel zbulon faktorin intrinsek nepermjet nje studimi I nje modelit te hetimit klinik.
  Per dy dekada, ne laboratory I E.J. Cohn te Universitetit Havard, jane bere eforte te pasuksesshme per te vecuar dhe per te identifikuar funksionet e melcise. Te gjithe keto eforte kane bere qe anemia perniciose te kurohet nepermjet substancave te nxierra nga melcia, dhe jo nga perdorimi I melcise si ushqim.
  Me vone dietologet, kane zbuluar ne menyre individuale, tre faktore qe lidhen me zbullimin e kobalamines:
·         Faktori LLD, nje factor qe gjendet ne majane e bukes dhe ne ekstraktet te melcise, factor te domosdoshem ne te ushqyerit me Lactobacillus lactis Dorner dhe ne mikroorganizma te tjera.
·         Nje faktor proteinash shtatzore, i nxjerr nga ekstraktet te indeve dhe nga jashteqitja e derrave dhe kafsheve shtepiake;
·         Nje faktor ruminant, mungesa e se ciles con ne semundjen e humbjes se ruminanteve, qe ka si efekt mosthithjen e kobaltit prej organizmit.
  Ne vitin 1948 Rickes bashkepunon me Laboratoret Merck per punen qe vazhdon te ndihmoj ne zbulimin dhe kristalizimin e kobalamines. Me vone, Mary Shorb ben nje vezhgim midis perpjesetimit te nutrientit aktiv Lactobacillus lactis Dorner te nxjerr nga melcia dhe aktivitetit te tij terapeutik ne anemine perniciose. Menjehere pas kete eksperiment, H.G.Wijmenga vecon kobalaminen nga melcia, duke perdorur aktiviteti cianid te papaines (nje enzyme qe gjendet ne gjethet dhe fruktet te papayes) si nje ferment proteolitik dhe duke konvertuar forma te ndryshme te vitamines per t’u pershtatur kristabilizimin te derivative cian. Pas kesaj, kobalamina u identifikua me faktorin e proteines shtatzore dhe me faktori ruminant prej se cilit varet kobaltit.
   Aspekte kimike
           Struktura
  Vitamina B12 ben pjese ne grupin e vitaminave tretese dhe ka permbajtje kobalti (4,5%), nje element shume I rendesishem ne komponencen e ruazave te kuqe. Ajo I reziston nxehtesise dhe ajerit, por shkaterohet nga drita, rezet ultraviolete dhe acidet.
   Struktura kimike e cianokobalamines eshte:
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/6/67/VitaminB12.png
   Formula molekulare e cianokobalamines eshte: C83H88N14O14Pco. Masa e saj molekulare eshte 1355g/mol dhe pika e saj e shkrirjes eshte 392C.
  Nga pikepamja biokimike, kobalamina eshte nje nucleotide, baza e se ciles -5,6 dimethylbenzimidazole – nuk gjendet ne asnje vend. Kianokobalamida perberet prej nje lidhje me base-riboze, e cila eshte nje α-glikoside sterike, ndryshe nga lidjet tipike β te acidit nukleik dhe koenzimes nucleotide. Riboza eshte nje fosfat I C-3, qe gjendet shume ralle ne formen e ribozes me structure 3-fosfat. Ne strukturen e kianokobalamines gjendeshin dy lidje midis pjeseve planare dhe nucleotide:
-          Nje eshte nje lidhje midis fosfatit nukleotid dhe lidhjes 1-amino-2-propanol te cilat bashkohen ne rrethin e lidhjen te amideve me pjesen propionike, duke krijuar nje unaze prej zinxhiri D.
-          Nje eshte nje bashkerendim te lidhjes midis kobaltit dhe atomit benzimidazol te nitrogjenit glioksalinium.
  Kobalamina ne qelizat shtatzore
   Ekzistojne kate kobalamine shume te rendesishme te qelizave shtazore. Dy prej tyre jane ekuivalenti I nje vitamine natyrale – cianokobalamin dhe hidroksokobalamin. Ne kompozimet te tyre te paqendrueshme, dy grupe ciano jane koordinuar tek atomi I kobaltit.
  Te dyja keto koenzimat AdoCbl (adenolsikolabim) dhe MeCbl (mekobalamin) kane paqendrueshmeri ndaj drites, sepse drita I shkakton ndryshime spektrale dhe humbie e aktivitetit te koenzimes, duke i cuar ato tek ndarja e lidhjes C-Co. Ndryshe nga fotoliza e AdoCbl, fotoliza e MeCbl dhe te alkilkoronoideve te tjera pershpejtohet ne ambientet me oksigjen. Reaksioni zhvillohet ngadalle ne kushte anaerobike. CNCbl (cianokobalamina) dekompozohet ngadalle nga nje drite te forte. Grupimi ciano ndahet dhe transformohet ne OHCbl (hidroksokobalamin). Ekspozimi I tyre I gjate ne drite shkakton dekompozime te pariparueshme dhe inaktivitet.
   Hidroloza e acidit te bute te CNCbl shkakton ndryshime te nukleoideve, ku hidroliza e acidit me te forte liron ammonia, 5,6-dimetilbenzimidazole, D-1-amino-2-propanol dhe acid kobirinik. Acidet te holluara formojne amide nga pjesa e zinxhirit ku shkeputet acidet monokarboksilike dhe  polikarboksilike.
  CNCbl, nje derivate kobalamine relative rezistent, I reziston ajerit, ne forme te thate dhe shkaktohet pas disa ore atehere kur ekspozohet temperaturave prej 100◦C. Cianokobalamina (CNCbl) kristaline mund te perzieret me shume agjente terapeutik dhe ushqimor. Ne perzjerje, thiamina dhe nikotinamida, ose acidi nikotinik, shkaretojne ne menyre te ngadalshme CNCbl.
  Metoda e analizes laboratorike
   Analiza laboratorike te serumit te kobalamines u be per here te pare ne vitin 1950. Per nje periudhe kohe niveli i kobalamines eshte matur vetem nepermjet metodave mikrobiologjike, duke perdorur Lactobacillus leichmannii ATCC 7830, Eugelena gracilis ne formen Z, ose me pak te perdorura Ochromonas malhamensis ose nje mutant auksotropik kobalamin/metionin. Ne disa procedura mikrobiologjike perdorimi I Ochromonas malhamensis ka qene me specific, sepse ky organizem ka nje rezistence gati esklusive ndaj kobalamines ne mjedisin e zhvillimit, ku kobalamina dhe disa korrine (ose nucleoside) kane rezistenta ndaj rritjes se te tre organizmave te tjere si: Lactobacillus leichmannii, Eugelena gracilis dhe mutantit te Escherikia koli.
  Principi I ndarjes radioisotope te serumit te cianokobalamines u praktikua per here te pare si metode laboratorike ne vitin 1961.
   Forma dietetike.
  Kobalamina gjendet ne disa mikroorganizma ose baktere qe rritet ne uje, ujrat e zeza, toke ose ne zorre
    Qenja njerezore merr kete vitamine nga mishi (ne vecanti ne melci), vezet, qumeshti, bulmetrat, disa fruta deti, etj.
     Djeta ditore mund te jete 7-8µg/ne dite per meshkujt, 4-5µg/ne dite per femrat dhe 3-4µg/ne dite per femijet ne moshe 1-5 vjec. Sasia qe thithet prej organizmit tone mund te jete midis 1-5µg; gati 250ng kobalamine eliminohet nepermjet urines dhe pjesa tjeter nepermjet jashteqitjes.
   Gjate periudhes se shtatezanise, grate kane nevoje per nje rritje te dozes ditore te kesaj vitamine, gati 15µg/ne dite.
   Menyra e absorbimit
  Faktori intrinsek (IF), sic e ka emertuar Castle, eshte nje perberes normal te lengut gastrik qe lehteson efektet hematopoietik te ingredientit dietetik qe quhet kobalamine.
  Lengu gastrik mban vetem disa proteina kobalamine- te lidhura; nga keto vetem nje posedon faktorin intrinsek. Ne zonen elektroforez te lengut gastric mund te shikojme vetem dy lidhje te ndryshme imunologjike, nje me levizshmeri te ngadalte dhe tjeter me levizshmeri me te shpejte; domethene nje protein te tipit-S dhe tjeter te tipit-R. Faktori intrinsek bashkohet me proteinen e klases te tipit-S. Proteinat te tipit-R gjendeshin ne serum, leukocyte, peshtyme dhe ne disa qelizat te organizmit. Keto protein te tipit-R quheshin kobalofilin.
  Kobalamina ushqimore leshohet nga digjestia peptike e stomakut dhe shoqerohet prej faktorit intrinsek. Nje pH I ulet I lengut stomakal ben qe edhe nivelit I IF te bie dhe atehere kobalamina nuk shoqerohet me ne menyre normale. Receptoret te cipes jargore pranojne FI-Cbl. Lengjet te sektretuara nga pankreasit permban nje faktor qe lehteson absorbimi I kobalamines. Pas kallimit brenda ne qelize, vitamina B12 braktis faktorin intrinsek. Kobalamina hyn ne qelizat ileale dhe shoqerohet me nje makromolekule, qe nga pikepamja imunologjike eshte e njejte me faktorin intrinsek.
   Kobalamina (pa faktorin intrinsek) kalon ne enet e gjakut. Kur kobalamina administrohet ne formen orale , ajo arrin ne gjak pas 3-4 oresh dhe niveli me I larte I saj arrihet pas 8-12 oresh.
  Transporti I kobalamines ne plazme
    Normalisht, plazma e gjakut permban 150-450 pg kobalamine/mL. Plazma permban dy lloje kobalamine-te lidhura: transkobalamina I (TC I) dhe transkobalamina II (TC II). Plazma permban gjithashtu proteina minore.
  Mungesa e kobalamines
  Mungesa e kobalamines shkakton dy gjendje klinike: gjendja megaloblastike (me anemi) dhe neuropatie specifike.
       Shkaqet te mungeses se kobalamines
   Mungesa te kobalamines shfaqet per shkak te: a) nje diete te papershtatshme; b) nje kerkese me te madhe e organizmit; c) crregullime ne veprimin e vitamines.
   Mungesa me e madhe e kesaj vitamine shkaktohet nga fakti se per arsye te ndryshme organizmi yne nuk e thith ate ne menyre normale. Keto shkaqe mund te jene: mukoza gastrike, semundje te pankreasit, niveli I larte i bakterieve qe gjenden ne zorre, infektimi me HIV, mosha e rritur e njeriut, etj.
      Si shfaqet mungesa e kobalamines?
   Ne formen fillestare ndryshimet patologjike shfaqeshin nepermjet mungeses se saj nga hapesira qelizore ne zonen e myelines; domethene prek qelizat nervore te shtylles kurrizore.  Duke filluar nga lidhja cervikale e shtylles kurrizore sulmon pjesen e larte e shtylles, me pas pjesen fundore te saj. Pacientet ne kete situate ndjejne kembet dhe duart te mpira ose te paralizuara, ndjenje te mungeses se pjeseve te trupit, etj.
   Nese mungesa e saj prek zonen kortikospinale (zona kurrizore), pacienti shfaq debolese, paralize e disa funksioneve motorike dhe shenja pozitive te refleksit te Babinskyt, etj.
  Ne menyre rastesore kjo mungese mund te prek edhe nervin optic, dhe ndonjehere shkakton verberi.
  Diagnoza te ndryshme te ketij sindromi neurologjik klinik perfshin edhe semundjet cerebrale, skleroza multiple, etj.
  Pacientet qe nuk kurohen per anemine perniciose kalojne ne ataksi spaztike dhe me pas vdesin.
   Mungesa e vitamines B12 ben qe personi I prekur prej saj te ndihet I lodhur dhe I dobesuar, te kete munges te kujteses, te kete ndryshime ne personalitet, te nervozohet shpejt, te jete I pergjumur, humbje te nuhatjes dhe shijes, etj.
  Mungesa e kobalamines shkakton megaloblastosis dhe bllokon sintezen e AND-se.
   Vitamina B12 perdoret ne pergjithesi me nje kompleks vitaminash B. Ajo luan nje rol kryesor ne mirembajtjen e sistemit nervor, duke ndihmuar ne formimin e mjelines, substance e rendesishme per transmetimin e impulseve nervore ne organizem. Ajo ndihmon ne mirembajtjen e ndijmit degjimor dhe te te prekurit, ne perceptimin e dhimbjes, ne ekuiliber, ndalon humbjen e kujteses, etj. Kjo vitamine merr pjese ne procesin e rinovimin qelizor dhe nevojtet ne formimin e ADN. Gjate periudhes se tretjes, acidi hidroklorik te stomakut nxjerr vitaminen B12 nga proteinat, e cila ne kombinim me nje substance qe quhet faktor intrinsek(IF) kalon me pas ne enet te gjakut.
     Rastet kur nevojtet supliment  vitaminash B12:
·         Personave me anemi perniciose.
   Anemia perniciose eshte nje forme anemie qe shkaktohet atehere kur mungon faktori intrinsek, nje substace prezente ne stomak. Vitamina B12 bashkohet me kete faktor intrinsek me perpara se te thithet dhe te perdoret nga organizmi yne. Mungesa e faktorit intrinsek ben qe organizmi te mos thith vitaminen B12 dhe ne kete menyre te shkaktohet anemia perniciose. Cdo person qe vuan nga anemia perniciose I nevojtet te marre vitaminen B12 nepermjet injeksioneve intramuskulare dhe te jete nen vezhgim.
·         Personave me probleme gastrointestinale
  Personat qe vuajne nga problemet e stomakut dhe te zorreve te holla  mund te mos sigurojne nje sasi normale vitaminash B12 ne organizm.  Bakteriet stomakale dhe te zorreve te holla, mund te shkaktojne ulje ne thithjen e vitamines B12 prej organizmit.
  Procedurat kirurgjikale te traktit gastrointestinal, sic eshte operimi I stomaku ose e nje pjese te stomakut, shkaktojne humbjen e qelizave qe sekretojne acidin stomakal dhe faktorin intrinsek.
·         Personat e moshuar
  Vitamina B12 duhet marre prej proteinave te ushqimit, me perpara se te bashkohet me faktorin intrinsek dhe me pas te thithet prej organizmit. Mbidoza e bakterieve stomakale, gastrita atropike dhe inflamimi stomakal, ndikojne ne mungesen e vitamines B12 ne organizminin e personave te moshuar, duke limituar sekrecionet stomakale, dhe nevojtet ndarja e kesaj vitamine nga proteinat ushqimore. Gati 10-30% e personave mbi moshen 50 vjecare qe vuajne prej ketyre problemeve, mund te marrin kete vitamin nepermjet disa ushqimeve dhe suplimenteve dietetike, sepse organizmi I tyre nuk i thith ne menyre normale nga ushqimi.
·         Vegjetarianet
   Vegjetarianet jane personat qe nuk perdorin mishin, peshkun, vezet, qumeshtin ose bulmetet, etj dhe per kete arsye kane mungese te vitamines B12. Kur personat vegjetarian fillojne kete lloje diete, simptomat e mungeses se vitamines B12 shfaqen ngadale, sepse nevojten vite qe te konsumohet rezerva normale e kesaj vitamine ne organizem. Simptomat akute te mungeses se kesaj vitamine shfaqen menjehere ne zhvillimin neurologjik, ne zhvillimin e femijeve dhe atyre femijeve qe ushqehen me gjoks prej nenave nen nje diete vegjetariene.
·         Perdorimi I acidit folik mund te fsheh mungesen e vitamines B12
  Acidi folik mund te korigjioje anemine e shkaktuar nga mungesa e vitamines B12, por nuk ndihmon nese mungesa e vitamines eshte e theksuar ne organizem.
·         Cila eshte marredhenia midis vitaminen B12, homocisteines dhe semundjeve te zemres?
  Mungesa e vitamines B12 ose e vitamines B6 mund te rrisin nivelin ne gjak te homocisteines, nje amino acid qe gjendet normalisht ne gjak. Niveli I larte I homocisteines eshte nje faktor I rrezikshem per semundjet dhe atakut te zemres. Niveli I larte I saj mund te shkaktoj demtimin e artereve koronare, ose mund te lehtesoje mpiksjen e qelizave te gjakut, te quajtura platelete, te bashkohen dhe te formojne nje kokrrize gjaku.
  • Personat me diabet qe perdorin metformin per nje periudhe te gjate, duhen te kontrollonin ne menyre te rregullt nivelin e vitamines B12 ne organizmi I tyre.
  • Vitamina B12 ne kombimin me vitamina B6 perdoret per humbjen ne peshe. Te dyja jane vitamina te tretshme dhe ndihmojne organizmin ne mbajtjen e karbohidratet, ne menyre qe t’I sigurohet organizmit sa me shume energji.
·         C’fare shkakton mbidoza e vitamines B12?
  Vitamina B12 ka nje potencial shume te vogel toksiciteti. Institutet Mjeksore kane vertetuar se nuk kane ekzistuar efekte anesore te shkaktuara nga perdorimi i tepruar i vitamines B12. Megjithate nuk keshillohet perdorimi i tepruar i saj , nga personat qe vuajne prej semundjeve kanceroze.


   Perdorimi I vitamines B12
  Ne formen e injeksioneve mund te perdoret 1000mcg ne cdo dite, deri ne 10,000 – 25.000 mcg/ne dite. Ne formen e hapjeve  mund te perdoret nga 500-25.000 mcg/ne dite.
 


















Referenca:

  • Handbook of vitamins – te Robert B. Rucher, 1984
  • Referat per “Vitamina B12 dhe mosha e avancuar” – e botuar nga A.David Smith dhe Helga Refsum, ne gazeten The American Journal of Clinical Nutrition;
  • Fiziologje – Ion Baciu, 1977

No comments:

Post a Comment