Monday, June 20, 2011

kompleksi i inferioritetit, Adler

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Shkencave Sociale
Dega: Psikologji
Lënda: Psikologjia e personaliteti
Viti : II
Part-Time


                                                Detyrë Kursi
                                                       Tema: Kompleksi I inferioritetit









     Punua: Elena Cristina Zanaj                                                                                     Pranoi: Gerta Kupi
                       



Kompleksi I inferioritetit
       
         Hyrje
     Kompleksi i inferioritetit është një efekt fatal i krahasimit të një personi me një person tjetër, sindroma e një sëmundje ose një çrregullim i tendencës për vetvalorifikim.
    Ndjenja e inferioritetit është specifike e racës njerëzore dhe nuk është një shënje dobësie.
     Adleri konsideronte idealin për pushtet si një “faktor motivacional universal”, që domethënë se njerëzit dëshirojnë pushtetin, por në të njejtën kohe tremben prej tij. Kompleksi i inferioritetit është një burim i vazhdueshëm i furnizimit virtual për pushtet, nëpërmjet faktit se personi nuk arrin të ndjej vetkënaqësinë pas përfundimit të çdo veprimtarie.  Pakënaqesia e gjeneralizuar dhe e tepruar, reflektohet në pasqyrën e realitetit dhe i jep individit një imazh të shtrëmbëruar për veten e vet dhe për vlerat e tij, por edhe i zvogëlon këto, duke vënë theksin në elementet që i japin përparësi kompleksit te inferioritetit.
    Sipas Adlerit, kompleksi i inferioritetit përfaqëson një inferioritet organik, morfologjik ose funksional, ku individi përpiqet të kompensojë më shumë ose më pak inferioritetin e tij.
     Sipas Frojdit, ndjenja e inferioritetit nuk lidhet patjetër me një inferioritet organik, por duhet kuptuar dhe interpretuar si një sindromë. Kjo sindromë quhet Golden kompleks dhe mund te shkaktoj fuqi shumë të mëdha që mund të transformohen në kompleks superioriteti. Ndonjëherë këtë sindrom ndërtohet rreth një paaftësi reale, por shpesh herë impulsionohet si sjellje brutale, despotizëm, etj.
  Frojdi mendonte se kjo sindromë duhet analizuar në varësi të dy humbjeve, reale ose të fantazuara, të cilat fëmija i ka përjetuar ose i ka pasur frikë, si për shëmbull tredhja ose humbja e dashurisë.
  Përgjithësisht kompleksi i inferioritetit lidhet me disa karakteristika:
-          Ndjenja që lidhet me inferioritetin organik dhe që individi përpiqet ta kompensojë.
-          Inferioriti që lidhet me një ideal të madh, ku vlerësimi negativ i vetes bëhet në raport me këtë ideal.
-           Inferioriti që lidhet me të dy humbjet reale ose të fantazuara të fëmijës: tredhja dhe humbja e dashurisë.

       Fëmijëria
  Kompleksi i inferioritetit lidhet direkt me psiqikën njerëzore, që vendoset që në fëmijërinë e hershme. Ky kompleks fillon kur fëmija ndërgjegjësohet për varësinë e tij ndaj prindërve. Eksperienca e inferioritetit nuk shkaktohet gjenetikisht, por është rezultat i mjedisit shoqëror.
  Sindroma të veçanta psiqike lidhen me “qëllimet e fshehta të fëmijërisë së një personi dhe ndodhen në përputhje të saktë me predispozitat e tij sociale në moshën e pjekur”.(1)
   Adleri afirmon se zhvillimi psikologjik nuk ndryshon: “Veprimet dhe fjalët, me të cilat janë shprehur këto qëllime, mund të ndryshojnë, por qëllimet themelore dhe motivimi, të drejtuara në zgjedhjen e po atyre detyrave psikologjike, mbeten të pandryshuara”. (2) Për këtë arsye kujtimet nga fëmijëria na ndihmojnë të interpretojmë karakterin e një personi. Për këtë arsye prirjet, të cilat i vëmë re tek i rrituri janë projektim i drejtpërdrejtë i asaj që ka përjetuar personi në fëmijëri.
  Ndryshimi i një personi “prek vetëm anën e jashtme dhe të padobishme sepse motivimi themelor i sjelljes nuk është modifikuar”.(3)
    Fëmijëria është një nga etapat më të rëndësishme të jetës së njeriut. Nga mosha dy vjeç fëmija bëhet i ndërgjegjshëm për veten e vet. Për ata që kanë të meta fizike ose mendore, kjo është periudha e fillimit të luftës së tyre jetësore. Fëmija vet luan rolin e të nënshtruarit; i nënshtruar ndaj prindërve, ndaj rregullave, etj, aq më shumë ata që kane disa të meta dhe që nuk janë të barabartë të paktën me moshatarët e tyre.
   Adleri konceptoi tre situata bazë të fëmijërisë që kontribuojnë në stilin e gabuar të jetës: inferioriteti i organeve, përkëdhelja dhe braktisja.
    Inferioriteti organik mund të shprehet në vështirësi në lëvizje, defektet e organeve ose rezistencë e ulët ndaj infeksionëve që çon në sëmundje të shpeshta. Kur fëmija bëhet i ndërgjegjshëm për inferioritetin e tij, përjeton trauma. Perceptueshmëria e fëmijës ndaj të metave mendore ose fizike, mund t’i krijojë një ndjenjë të ekzagjeruar dhe intensive për të kompensuar inferioritetin personal që mund të jetë një nevojë për paqe, ekuilibër dhe siguri në vetvete, ose një luftë për pushtet ndaj botës që e rrethon, me qëllim për t’i dominuar ata që ngjajnë me veten.
   Inferioriteti organik merr shumë forma, duke filluar me të metat fizike apo mendore.
    Personat me të meta mendore nuk kanë aftësi për të kuptuar gjendjen e tyre dhe nuk përjetojnë trauma. Këta persona janë të shkëputur nga realiteti dhe nuk janë të ndërgjegjshëm për inferioritetin e tyre.
   Ekzistojnë edhe fëmijë me aftësi të kufizuara mendore. Handikapi mendor është gjendja që ndalon zhvillimin cerebral dhe si rrjedhojë, fëmija bëhet i paaftë t’i përshtatet mjedisit dhe kërkesave të shoqërisë.  Këta fëmijë nuk zhvillojnë një fjalor të përshtatshëm për moshën e tyre, nuk bëhen social dhe mund të jenë agresiv ose shumë pasiv.
      Handikapi mendor shkaktohet nga faktorët e mëpshtëm:
-          endogjen ose gjenetik – si anomali të kafkës së kokës që shkakton sindromi Apert, mikroqefalje, sëmundja Kromzon; çrregullime të kromozomeve si sindromi Turner, Klinefelter, Dawn, etj.
-          eksogjen – që çojnë në çrregullimin e aktivitetit mendor gjatë fazave të paralindjes, të lindjes dhe pas lindjes. Në fazën e para-lindjes, nëna mund të përjetojë emocione të forta, të ketë infeksione, të jetë e kequshqyer, të ketë moshë të madhe, etj. Gjatë proçesit të lindjes mund të ndodhë që nëna të lind fëmijë të parakohshëm, jo në peshë normale, të përjetojë trauma të shkaktuara nga proçesi i lindjes, etj. Faktorët pas-lindjes mund të jetë infektiv, traumatik, etj
-          psikosocial
    Handikapi fizik është mungesa e plotë ose e pjesëshme e një pjese të trupit ose keqformimi i saj. Keta fëmijë janë të ndërgjegjshëm për gjendjen e tyre dhe përjetojnë shume stres.
      Përkëdhelja bazohet edhe në parimin e motivimit, sepse është një formë shpërblimi. Shumë prej prindërve e marrin si për detyrë shpërblimi ose plotësimi e të gjitha kërkesave të fëmijës. Përkëdhelja mund të ketë më shumë forma, si përkëdhelje me fjalë (zemra ime, shpirti im…), lethatime ose favore të ndryshme (pridërit i blejnë fëmijës çdo gjë që ai dëshiron, i jep më shumë liri…)
    Motivimi dështon kur midis përkëdheljes së prindërve dhe bindshmërisë së fëmijës nuk ekziston një barazpeshim.
   Adleri mendonte se “butësia e jashtëzakonshme është e dëmshme, sepse zhvillohet etja e pangopur dhe e pakufizuar e dashurisë”.(4)
   Përkëdhelja i zhvillon fëmijës përshtypjen se është personi më i rëndësishëm në botë. Në këtë rast, fëmija nuk përgatitet për shoqërizim dhe shkëputja nga familja ose nga mjedisi i ngrohtë, do t’i shkaktojë vështirësi. Këta fëmijë janë të paaftë për të duruar plotësimin e dëshirave të tyre, të paaftë për t’u bërë ballë vështirësive dhe për t’u përshtatur njësoj si të tjerët.
      Braktisja, në këtë rast, nënkupton jo vetëm ndarjen e fëmijës nga familja, por edhe moskujdesjen ndaj tij kur ende jeton bashkë me prindërit. Për këta fëmijë që jetojnë me familjen e tyre George Boeree thotë: “ata mësojnë inferoritetin sepse u thuhet dhe u tregohet cdo dite se janë pa vlerë”.(5) Janë rastet e atyre fëmijëve që nuk vlerësohen dhe nuk mbështeteshin prej prindërve të tyre. Këta fëmijë janë të ekspozuar në mënyre të vazhdueshme ndaj kritikave. Gabimet e tyre janë krime të rënda. Mosvlerësimi i tyre, qoftë edhe për një gjë sado të vogël, thekson inferioritetin e tyre.
    Trauma që përjetohet në fëmijeri regjistrohet në një kujtesë fiziko-organike që shfaqet nëpërmjet disa lëvizje të trupit, gjeste të pakontrolluara, etj. Në shumë raste këto trauma fshihen mbrapa ëndrrave ose nuk kujtoheshin fare pa ndihmën e një terapeuti.
   Kur abuzimet kryhen prej prindërve, trauma është akoma më e theksuar. Për një fëmijë, prindi është horizonti i tij. Kur humbet kontaktin me nënën, fëmija e kërkon, vëzhgon çdo person tjetër që i ngjan, ai qan dhe trëmbet. Prandaj, kur abuzimet vijnë prej prindërve, besimi i fëmijëve rrënohet. Edhe në këto raste, fëmija përdor një mekanizëm mbrojtjeje, duke mohuar realitetin, duke menduar se thjeshtë i është dukur ose ka parë një ëndërr të keqe.
   Fëmijët e braktisur prej prindërve të tyre, përballen akoma më keq me këtë situatë. Këta nuk kanë as mbështetjen më të vogël, nuk kanë asnjë strehëz dhe asnjë të afërm. Shumica përfundojnë nëper institucione dhe shumë pak birësohen. Zhvillimi i tyre ndyshon nga ai i fëmijëve që kanë një familje dhe një status shoqëror. Këta fëmijë kanë një zhvillim motorik, social dhe intelektual më të ngadalshëm; prezantojnë vështirësi me mendimet logjike, lexojnë më me vështirësi, shprehen më me vështirësi, lekunden në marrjen e vendimeve, etj. Këta zhvillojnë temperamente të ftohta dhe depresive, kanë ndjenjën e fajësisë, duke menduar se për shkakun e tyre u braktisën, bëhen impulsivë dhe të predispozuar ndaj krimit.
     Adler mendonte se stili i jetës fiksohet rreth moshës pesë vjeç dhe është shumë e vështirë për të ndryshuar më vonë, pasi kjo periudhë funksionon si një themel për sjelljen tonë të ardhshme. Kjo domethënë se stili i jetës ndërtohet, krijohet dhe ka shumë rëndësi për formimin e karakterit.
   Ndikim të madh në formimin e karakterit e ka nëna, eksperienca me babain dhe renditja e lindjes. Kontakti i fëmijës me nënën është shumë i rëndësishëm, pasi nëna inkurajon zhvillimin social të fëmijës, nëpërmjet dashurisë dhe miqësisë që i tregon. Nëna përfaqëson modelin social kryesor për fëmijën.  Për eksperiencën e fëmijës me babain, Adleri tregon një mori këshillash që përfshijnë lirinë e fëmijës për t’u shprehur dhe për të pyetur, inkurajimin dhe vlerësimin e tij.
    Madhësia e familjes dhe renditja e lindjes në familje luan një rol kryesor në formimin e karakterit.  
   Fëmija i vetëm tërheq vëmëndjen më të madhe dhe është shumë i përkëdhelur. Boeree i referohet këtyre si “prindërit e fëmijës së vetëm kanë vënë të gjitha vezet e tyre në një shportë… dhe ka më shumë të ngjarë të kenë kujdes të veçantë – nganjëherë kujdes të mbushur me shqetësim të tepruar – për krenarinë dhe gëzimin e tyre”.(6) Këta fëmijë janë egoista, dhëshirojnë çdo gjë vetëm për veten e tyre dhe janë më të vetmuar. Polit dhe Falbo (1987) në studimet e tyre kanë treguar se “fëmijët të vetëm zhvillojnë të njëjtin personalitet nga pikëpamja e autonomisë, bujarisë dhe bashkëpunimit, njësoj si fëmijët me më shumë vëllezër”.(7) Këta fëmijë zhvillojnë të njëjtin sentiment për inferioritet ose për superioritet si gjithë fëmijët e tjerë.
  Fëmija që lind i pari zhvillon ndjenja negative ndaj fëmijëve të tjerë, xhelozi dhe pasion për të dominuar. Studimet kanë treguar se këta femijë janë më të motivuar dhe më të suksesshëm sesa ata që lindin më vonë, dhe kjo për arsye se rrethohen prej personave të rritur. Zajonc dhe Markus (1975) kanë lidhur zhvillimin intelektual me madhësinë e familjes dhe kanë vënë re se fëmijët prej familjeve më të vogla janë më inteligjentë sesa ata prej atyre më të mëdha.
   Fëmijëria është ABC-ja e jetës tonë. Këtu zhvillohen themelet e karakterit tonë. Kujtimet janë historia jonë dhe asnjë kujtim nuk është rastësor.
   Qëllimi i jetës tonë përcakton cfarë duhet të kuptojmë dhe çfarë duhet të harrojmë. Ai lidh dhe koordinon njesitë, ndjenjat, emocionet dhe përfytyrimet tona. Ne orientohemi drejt qëllimit të përhershëm në mënyrë artificiale, duke e simuluar atë.
   Fëmijëria mund të jetë çelësi i disa sëmundjeve ose çrregullimeve, sepse përshtypjet e foshnjërisë përcaktojnë drejtimin në të cilën zhvillohet fëmija dhe mënyrën sesi reagon ai ndaj vështirësive të jetës. “Fëmija përdor aftësitë e tij fizike dhe mendore që nga lindja; ndikimet e jashtme konkrete, të cilat ai I ka ndjer që në ditët e para të jetës, lënë gjurmën në qendrimin e tij ndaj jetës dhe përcaktojnë botëkuptimin dhe filozofinë e tij jetësore”. (8)
     Zhvillimi i psikikës shikohet si një pregatitje e përhershme për të ardhmen, në të cilën dëshirat e individit të dhënë duken të realizueshme. Mënyra sesi luan fëmija me lodrat, mund të tregojë orientimin e tij social, qëndrimin ndaj botës që e rrethon, nëse ai është armiqësor ndaj tyre ose nëse zhvillon karakter prej liderit ose organizatorit.

    Inferioriteti femëror
   Për Adler, dimorfismi seksual, domethënë prania e të dy sekseve në qënien njerëzore, është themeli i ndarjes së punës, që parashikon për gjininë femërore përjashtimin prej disa punëve për shkak të fizionomisë dhe përjashtimin e gjinisë mashkullore prej disa punëve për shkak se përshtaten më mirë për punë të tjera.
  Ky tip i ndarjes së punës favorizon më shumë gjininë mashkullore, gjini që ndikon në pozicionin femëror të ndarjes së punës. Në fakt meshkujt janë ata që caktojnë stilin e jetës në familje dhe punët që u takojnë femrave. Kjo është arsyeja pse meshkujt shfaqin në mënyrë të vazhdueshme superioritetin e tyre, ndërkohë që femrat janë të pakënaqura për privilegjet mashkullore; gjë që krijon një gjendje tensioni jo vetëm në jetën familjare por edhe në atë shoqërore.
   Superioriteti mashkullor nuk ka qenë një gjendje naturale, por është një status që u fitua në kohë. Në fakt, para kësaj ka ekzistuar matriarkati, ku femra ishte udhëhëqësja e grupit dhe të gjithë meshkujt ju bindën asaj.
   Në teorinë e tij të inferioritetit, Adler analizon edhe këtë dihotomi që konsideron meshkujt si persona me vlerë dhe të fuqishëm, ndërsa femrat janë të dobëta dhe të nënshtruara. Kështu Adleri i atribuon mashkullit fuqi dhe lartësi, ndërsa femrës i atribuon cektësinë dhe inferioritetin.
   Pozicioni i privilegjuar i mashkullit ndikon shumë edhe në fëmijerinë e djemve apo vajzave. Fëmija mëson menjeherë se i ati është ai që drejton dhe cakton rregullat brënda familjes, ndërsa nëna është e nënshtruar dhe respekton vendimet e të jatit. Këto modele shoqërore caktoheshin që në fëmijërinë kur djalit i transmetoheshin privilegjet që do ti ketë më vonë dhe vajzes i mësohen rregullat e nënshtrimit.
    Adleri në teorinë e tij flet për tri tipe femërore: femrat burrë, që janë “energjike, ambicioze dhe luftojnë për të arritur suksese në jetë”(9), femrat me orientim social të përuljes, që në vështrimin e parë duket se merren vesh me të gjithë dhe zbatojnë gjithçka i thonë, por tregohet e ngathët dhe e pafuqishme dhe femra që nuk ngrihet kundër rolit femëror dhe që është e destinuar rendit më të ulët.(10)
     Ndjenja dhe kompleksi i inferioritetit
    Ndjenja e inferioritetit nuk shfaqet vetëm atëherë kur nënvlerësohemi, por edhe atëhere kur jemi vlerësuar nën nivelin që mendojmë se i përkasim. Këtu bëhet fjalë për një mospërputhje midis vetëvlerësimin tonë dhe opinionit të të tjerëve. Nga ky konflikt lind nevoja për protestë dhe kompensim.
  Depresioni
  Në disa raste sentimenti i inferioritetit transformohet drejt gjëndjes si kompleks, ku zë vend një ndjenjë shumë e thellë pafuqie dhe paaftësie, që mund të zgjatë në kohë, duke krijuar reagime të tepruara për introversion dhe për braktisje, dhe që përfundon me depresion.
   Depresioni shfaqet si gjendje obsesivo-fobike, veçanërisht frikë për një të ardhme të panjohur, mungesë e ndërgjegjesimit për vlerën e vet, vetë-fajësim dhe mungesë fuqie. Mungesa e vetë-besimit është rezultat i një vlerësimi të gabuar në raport me të tjerët, fakt që çon në bindjen se nuk kemi mundësi për sukses ashtu siç kanë të tjerët dhe gjithashtu shfaqet edhe frika për të provuar diçka ku kemi dështuar.
   Për shkak se ndihen inferior dhe të hutuar, depresivët nuk përfshihen në jetën në çift, nuk krijojnë familje dhe nuk bëjnë fëmijë. Kjo, jo sepse nuk e dëshirojnë, por sepse nuk ndihen të aftë dhe të pregatitur për tu përballur me përgjegjësira të tilla. Këta lloj depresivësh fshihen, jetojnë në vetmi, meditoinë shumë dhe përjetojnë kujtime reale ose të modifikuara në mënyrë intensive. Ata vuajnë shumë duke amplifikuar dështimet dhe duke treguar një pakënaqësi të thellë për të kaluarën; pakënaqësinë që transformohet në një mosinkurajim dhe frikë për të ardhmen.
   Depresioni shfaqet si një vetë-fajësim dhe është një shkak i kompleksit të inferioritetit.

    Supermotivimi
  Ndonjëherë sentimenti i inferioritetit shkakton veprime energjike për tejkalimin e mangësirave që ndiejmë.
   Personi I supermotivuar përpiqet ti tregojë vetes se është më i fuqishëm sesa personi depresiv, vetëm për shkak se ka fuqi për të luftuar. Në realitet, ai është njesoj i pakënaqur dhe i irrituar si një depresiv.
  Personi i supermotivuar shfaq një emocion të fuqishëm negativ, sepse këtë emocion e ka si shkak të një imagjinate plotë me përfundime negative dhe me rreziqe. Personat përjetojnë nivele të ndryshme emocioni. Nevrikët drejtojnë emocionin jashtë vetes, ndërsa melankolikët kanë një drejtim të brëndshëm të emocionit, një drejtim për vetë-analizë, që krijon tension nervor.



     Deformimi i karakterit
   Në raste të ndryshme, kompleksi i inferioritetit mund të deformojë karakterin, duke e drejtuar atë për egoizëm, zili ose inat. Personat që nuk arrijnë të tejkalojnë këto faza të vështira, krijojnë një maskë që vepron në personalitetin e personit. Ekzistojnë personat, që zëvendësojnë dështimet reale në mënyrë imagjinare, jo nëpërmjet ëndrrave të natës, por nepërmjet ëndrrave me sy të hapur dhe në gjendje koshiente.
   Adleri ka argumentuar sesi kompensohet ndjenja e inferioritetit nëpërmjet shfaqjes së superioritetit dhe dominimit. Këto kompensime nuk kanë në përgjithësi vlera pozitive. Për shëmbull, personi që ndjen zili nuk është i lumtur ose superior ashtu siç tregohet atëhere kur ofendon persona më lehtë për tu cënuar.
    Kompensimi lind si shkak i ndjenjës për mos përsosmëri. Për këtë arsye, personi mobilizon mendimet dhe planet e fshehura për të plotësuar ose mbuluar ato pjesë ku ai ndihet inferior. Ndonjëherë, personi shfaq një sjellje tepër agresive kur arrin të ndjehet superior, bile shfaq edhe megalomani; si në rastin e Hitlerit.

       Kompensimi
   Adleri ndan kompensimi në kompensim direkt dhe jo direkt.
  Kompensimi direkt ndodhet atëhere kur personi përpiqet të tejkalojë  inferioritetin. Për shembull, një person që është shumë I talentuar për muzikë, punon dhe mëson më shumë për të arritur nivelin e personave të talentuar.
   Kompensimi jo direkt ndodhet kur personi reklamon veten e vet në ato fusha ku ndihet më i fortë. Për shembull, personi me një nivel arsimor mesatar, por me një situatë ekonomike shumë të mirë, tregohet superior duke folur për veshjet të firmave të shtrenjta.

     Kompleksi i superioritetit
     Kompleksi i superioritetit i ka rrënjet në kompleksin I inferioritetit, sepse është pavetëdija ajo që vendos që deficiti i energjisë së gjeneruar prej funksionit afektiv të shndërrohet në nevojën për pushtet, duke kaluar nga një gjendje normale në një gjendje patologjike.
   Kompleksi i inferioritetit transformohet në kompleks superioriteti në të njejtën mënyrë si frika transformohet në agresivitet, mosbesimi në kontroll, supersensibilizimi në indiferencë.
  Kompleksi i superioritetit ka një ndikim shumë negativ ndaj psiqikës njerëzore, sepse pengon aftësinë për të perceptuar gjërat ashtu siç janë dhe shtrëmbëron realitetin.
   Nga pikëpamja mitologjike, kompleksi i superioritetit mbështetet në miti i Narcisit, djali i bukur që mahnitet nga bukuria e tij dhe nuk ndalon duke soditur veten në pasqyrën e ujit, deri sa bie në ujë dhe vdes.
   Personat që shfaqin këtë kompleks ndihen vet më të mirët, më të përgatiturit, zhvillojnë një sjellje vulkanike dhe autoritare, duke mos lënë hapësirë të tjerëve për t’u shfaqur dhe për t’u shprehur.

      Dallime psikologjike midis Adlerin dhe Frojdit

   Ndërkohë që Frojdi ka marr nga Nietzsche idenë e parësisë seksuale dhe të emotivitetit, Adleri u fokusua për teorinë e Nietzsches nga pikëpamja e “vullnetit për pushtet”. Në bazë të “vullnetit për pushtet”, Adleri ka ndërtuar teorinë për kompleksin e inferioritetit, duke analizuar kushtet të inferioritetit femëror në raport biologjik dhe social.
   Adler konceptoi personalitetit e njeriun si një pjesë, ndryshe nga Frojdi që e ndan në ide, ego dhe superego. Megjithatë psikologjia freudiane përfaqëson një nga themelet e psikologjisë, psikologji me të cilën Adler bie dakord në shumë nga konceptet e saj.
  Frojdi krijoi konceptin e libidos si energjia e erosit, një fuqie që shkatëron të gjitha veprimet njerëzore dhe që mbështetet në instinktit seksual si themel i të gjitha fenomeneve psikologjike. Adleri krijoi “vullnetin e pushtetit” për të shpjeguar sjelljen njerëzore, duke pranuar edhe kompleksin e Edipit sipas konceptit te Frojdit.
   Psikologjia frojdiane interpreton ëndrrat si kuptim i një traume emocionale, duke theksuar anën seksuale të karakterit njerëzor. Teoria adleriane shfaq një anë më të thjeshtë dhe jo të mbështetur mbi trauma por në zhvillimi e personalitetit dhe të karakterit emotiv. 
  Teoritë e Adlerit kanë pika të përbashkëta me teorinë e Frojdit atëhere kur flitet për rëndësinë e eksperiencave në fëmijëri që determinojnë formimi e karakterit të individit. Pastaj teoritë e tyre ndahen, kur Frojdi i vë theksin rëndësisë seksuale, ndërsa Adleri thekson rëndësinë e jetës sociale.
  Edhe Adleri, edhe Frojdi e kanë ndërtuar teoritë të tyre në bazë të rasteve klinike me të cilat janë marrë dhe në bazë të eksperiencave që i kanë përjetuar vetë. Dallimi  midis tyre qëndron në faktin se Frojdi ka studiuar më shumë pacientë që vinin nga bota e borgjezisë së Vienës, që kishin në përgjithësi probleme të natyrës seksuale, ndërkohë që pacientët e Adlerit kishin prejardhje nga zona periferike me probleme të natyrës sociale. Nga pikëpamja personale, Frojdi ndikohet më shumë prej marrëdhenieve me prindërit e tij, ndërsa Adleri prej mardhënieve me vëllezërit dhe miqtë e tij.
   Teoritë të Frojdit përqendroheshin në atë që u përjetua në të kaluarën, ndërkohë që Adleri interesohet për përfundimin e jetës, qëllimet e njerëzve dhe mbi të ardhmen.
  Në terapinë e tij, Adleri, ndryshe nga Frojdit, preferonte që pacienti të qëndronte drejt, ballë për ballë me terapistin.




    Konkluzione

    Nëpërmjet kësaj teme, ne analizuam ndërtimi i karakterit të njeriut nga nje këndvështrim tjetër me atë të cilin e paraqet Frojdi në teoritë të tij.
  Adleri analizoi kompleksin e inferioritetit si shkak i mjedisit shoqëror dhe jo si pasojë e ndjenjave të përjetuara në fëmijeri, siç bëri Frojdi. 
  Sipas Adleri, karakteri i njeriut vë themelet deri në moshen 5 vjeç, pas kësaj moshe personi thjesht vazhdon ndërtimin e karakterit të vet, por nuk ndryshon themelet. Adleri lë për të kuptuar se fëmijëria luan një rol shumë te rëndësishëm. Ka shumë rëndësi radha e lindjes dhe fakti nëse jemi fëmijë të vetëm. Ka shumë rëndësi shëndeti i fëmijës, sepse një fëmijë me të meta përjeton inferioritetin e tij me shumë vuajtje. Ka shumë rëndësi mënyra si shpërblehemi gjatë fëmijërisë. Shpërblimi lidhet me teorinë e motivacionit dhe një shpërblim korrekt krijon një qëndrim korrekt. Ka shumë rëndësi familja dhe mjedisi që na rrethon. Të kesh familje, nuk domethënë patjetër të ndjesh ngrohtësinë e saj, dhe për këtë fakt shumë fëmijë përjetojnë keq mungesën e afeksionit prindëror.
   Në teorinë e tij për kompleksin e inferioritetin, Adleri analizon këtë kompleks edhe nga pikëpamja gjinore. Ai i jep gjinisë mashkullore fuqi dhe lartësi, ndërsa gjinisë femërore nënshtrim. Këto role gjinore caktoheshin nga shoqëria që nga mosha të vogla. Vajzat orientohen drejt rolit produktiv, mbështetur në instinktin mëmësor, ndërsa djemtë orientohen drejt një karriere, për të mbështetur familjen nga ana financiare.
   Kompleksi i inferioritetin çon në depresion, mund të krijojë shfaqjen e supermotivimit ose deformim të karakterit.
   Kompensimi, lidhet me kompleksin e inferioritetin, sepse personi, duke u ndjer vete jo shumë i pregatitur në disa fusha, përpiqet të afishohet me një imazh sa më të favorshëm dhe të tregojë anët e tij më të mira.
     Studimet kanë treguar se kompleksi i superioritetit i ka rrënjet në kompleksin e inferioritetit. Duke u ndjer vetë inferior, personi fillon të shmang realitetin në atë përmasë sa arrin të besojë se është më i miri, më i pregatituri, më i bukuri, etj. Superioriteti i tij është një maskë me të cilin ai fsheh inferioritetin.
   Teoria e Adlerit mbështet shumë dhe ka shumë pika të përbashkëta me teorinë frojdiane. Adleri ka krijuar një teori praktike që mbështeten në afeksionin, besimin dhe mjedisin shoqëror. Njeriu është një qenie që modelohet nga gjerat që e rrethojnë, gjera që i përvetësojnë dhe që i pasqyron më vonë në sjelljen e tij.



   BIBLIOGRAFI

1.       Alfred Adler ,”Të kuptosh natyrën e njeriut”, Shtëpia Botuese “Fan Noli”, Tiranë, viti 2010, f.8

2.       Alfred Adler, idem, f.8


3.       Alfred Adler, idem, f.13

4.       Alfred Adler, idem, f.44


5.       George Boeere, “Teori të personalitetit”, Shtëpia botuese “Plejad”, 2004, f.100

6.       George Boeree, f.101


7.        Polit dhe Falbo (1987), - “Only Childern –Single Parents,Theory,Family, Development”, cituar në www.family.jrank.org

8.       Alfred Adler, idem, f.75


9.       Alfred Adler, idem, f.122

10.   Alfred Adler, idem, f.124


11.   Zajonc dhe Markus (1975), cituar në “Alfred Adler” – www.1235.ro


No comments:

Post a Comment