Tuesday, June 14, 2011

tre vepra te nietzsches

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË


Kurs Filozofie






NIETZSCHE
nepermjet tre veprave te tij








Elena Cristina Zanaj
Viti II, part - time



Janar, 2011




Nietzsche


     Vepra e Nietzsches rrethohet nga nje motivim personal, motivim qe rralle here pasqyrohet ne mendimet e filozofeve te tjere. Gjithe jeta e Nietzsches perfaqeson celesin me te rendesishem per te kuptuar veprat e tij. Ai kuptoi se vepra e tij ishte nje filozofi e pakuptimte per kohen e vet, nje veper qe i perkiste vetem njerezve te larte, vetem atyre me shpirt qe fluturon larte: “kush di te thithe ajrin e shkrimeve te mia, e di qe ai eshte nje ajer i lartesive, nje ajer I fresket”.(1)
     Si nje nga perfaqesuesit te ekzistencialismit, Nietzsche revolucionon filozofine e kohes se vet, duke shpallur shkencen si nje nga vlerat me te larta te botes ekzistenciale dhe duke mposhtur fene, si nje pengese e se ardhmes njerezore.

     Nietzsche lindi ne vitin 1844 ne nje familje fetare, ku babai i tij ishte prift Lutheran. Vdekia e hershme e babait ben, qe jeta e Nietzsche-s te rrethohet nga shume femra: gjyshja, dy teze, nena dhe motra e tij me e vogel. Rregullat dhe atmosfera fetare te familjes mbollen ne shpirtin e tij farat e revoltes. Si femije shfaqi nje aftesi e madhe per te shprehur, nje sensibilitet dhe nje vezhgim te mprehte te situatave, gje qe ndikon ne krijimin e stilit te vete te rebelimit. Lidhja e hershme me muziken zhvillon ne karakterin e tij si femije, seriozitet dhe mendime emocionuese. Si nxenes, tregon nje edukim moral, nje disipline te ashper e destinuar per te krijuar njerez me karakter te forte. Ai ndoqi nje shkolle qe i  kultivoj doktrinat e filozofise dhe filologjise klasike, qe me vone do te jene bazat e kritikes se tij fetare.
     Studimet universitare i fillon ne Bon, ku perpiqet t’i pershtatet shoqerise se kolegeve te tij. Jeta e nates neper lokale, zhurmat dhe menyra e te argetuarit te te tjereve, jane per Nietzsche arsye trishtimi; arsye qe cojne ne nderprerjen e marredhenieve shoqerore me koleget e tij dhe ne filimin e jetes ne vetmi.
    Ne Leipzig, studenti Nietzsche jeton nje jete e mbyllur ne vet vete, duke u perqendruar ndaj studimeve dhe duke u shfaqur si nje filolog i afirmuar. Gjate kesaj kohe, ai e studion shume Shopenhauerin, dhe lidh nje miqesi e ngushte me Richard Wagnerin dhe nusen e ketij Cozima. Kishte fituar mundesine per te dhene mesime ne Universitetin e Leipzig-ut, pune qe me vone do ta braktise per shkak te shendetit te tij te dobet.

    Ne vepren e tij “Ecce Homo” Nietzsche tregon se ka qene lufta e tij fizike ndaj semundjes, ajo qe ka cuar tek ndertimi i karakterit te tij te fort. Filozofia e tij bazohet ne fjalen latine “Nitimur in vetitum” – dmth “te kerkosh te ndaluaren” sic shkruante Ovidius ne poemat e tij Amorum.
    Jeta e Nietzsche-s ka qene nje jete e vetmuar, e ndertuar per synime te larta, ku shoqeria dhe miqesia eshte vetem pengese e asaj rruge: “Njeriu qe kerkon diturine nuk duhet vetem te doje armiqte e tij, por edhe te mundet te urreje miqte e tij”. (2)
   Ne kete liber Nietzsche pershkruan veten e vet si: “Pa perjashtuar faktin qe jam nje dekadent, theksoj se une jam dhe e kunderta e dekadentit” (3)



   Ai i eshte mirenjohes semundjes se tij sepse: “shijova te gjitha gjerat e mira, edhe te voglat, ashtu si te tjeret nuk mund t’i shijojne lehte, dhe nga vullneti im per shendetin, per jeten, bera filozofine time…” (4) Semundja e ka cuar larte, sepse per te arritur atje duhet te nisesh “nga forca por edhe nga dobesia(5)
    Semundja nxit “instinktin e mbrojtjes dhe armeve”. Ilacin e kesaj eshte “fatalizmi rus, ai fatalizmi pa revolte, me te cilin nje ushtar rus, per te cilen ekspedita ushtarake eshte teper e veshtire, shtrihet me ne fund per te fjetur mbi debore” (6)
    Nga ana e vet Nietzsche eshte nje luftetar. Luftetarit i perket sulmi, “pasioni I agresionit”. Dobesia nxier hakmarrje dhe merri, lufta tregon ndershmeri, force, shkathesi dhe mjeshteri e armeve”. Lufta e Nietzsche nuk behet do si do. Ai ndjek disa parime. Ai pranon per kundershtare vetem luftetaret te barabarte. Ai sulmon vetem gjerat qe i sjellin fitim; nuk merret me gjerat koti, te pavlere. Ai nuk sulmon personin, por “falsitetin dhe hibridizmin e instinkteve te kultures”. (7)

    Nepermjet librit Ecce Homo, ai tregon krenarine e tij, ate e te qenurit nje “fisnik polak”, “me gjak te paster…qe nuk u eshte perzier me te tjere, e aq me pak me gjermane” (8) Ai ndjen ne venet e tij, gjaku i paraardhesve te tij nga ana e babait, por nuk e pranon ate te paraardhesve se nenes se vet. Gjaku i Nietzsches eshte nje gjak me prejardhje te lashte; eshte gjaku i nje Jul Cezari dhe i nje Aleksandri: “Individet e medhenj jane ata me te lashtet: une nuk e kuptoj, por Jul Cezari mund te ishte fare mire im ate, ose Aleksandri”(9). Dashuria per te afermit eshte nje “dobesi dhe nje paaftesi per t’u bere balle stimujve” (10)

   Nietzsche flet per vete si per nje qenje me “antena psikologjike, me te cilat prek cdo te fshehte dhe zbullon: ndyresine e tepert te fshehur ne thellesi te cdo qenjeje.” (11)
   Marredheniet me njerezit jane per ate “nje prove durimi”. “Njerezilleku im nuk qendron ne simpatizimin e njerezve, por ne berjen balle te te paturit simpati per ta”.(12)
   Rrethimi i tij ndaj njerezve i krijon neveri, i jep ndjenjen e rrezikut, sepse ai nuk i perket vendeve te ceketa, por lartesive, ku “funderrimat” nuk kane vend. Ai ndihet si furtune, dhe furtunat jetojne “prane shqiponjave, prane bores, prane diellit”.(13)

   Njeriu, per Nietzsche eshte “kafsha me pak e arritur, me e ligura, me rrezikshmrisht e shmangura nga instinktet e veta, megjithate, pavaresisht nga keto, eshte sigurisht me interesantja” (14)

     Per te prekur majat te larta duhet te provosh dicka. Feja eshte nje pengese; “mekati” eshte dicka qe ai nuk e njeh. Zoti eshte nje ndalim trashanik: “ju nuk duhet te mendoni(15)
   Ne universin Nietzsche-an, Zoti vdiq dhe qeniet njerezore vet mund te realizohen sipas vullnetin e vet, pa asnje pengese dhe pa asnje limite. Keshilla qe Nietzsche na jep, eshte qe duhet te ndjekim idealet me te larta.

    Ne librin e tij Antikrishti, Nietzsche del kunder njerezve te dobet. Kjo eshte nje levizje me te cilen ai shpreh dashurine e tij ndaj races njerezore. Bota e se ardhmes nuk ka nevoje per pengesa, per dobesi, per mosfuqi. Njeriu nuk duhet te deshiroje qe defektet e tij te jene arsye e jetes. Njeriu duhet te kalloje veten e tij, te behet mbinjeri. Ne kete rast ekzistojne dy vullnete: te forta dhe te dobeta. Ndryshe nga Shpenhaueri, Nietzsche beson se vullneti i prangosur eshte nje mit. Vullneti i fuqishem eshte ai qe con drejte fuqise, drejte pushtetit.
   Nietzsche mendon, se te gjithe ne lindemi per te qene te lire, por jo te gjithe kemi vullnete aq te forta, sa te arrinim lirine e deshiruar.

   Nga kete pikepamje, ai analizon dy tipe morali: morali i te qenit skllav dhe ate i te qenit aristokrat.
   Aristokrati, qe ka vullneti me i fort, eshte ai qe ka ndjenjen e fuqise, dhe ai qe percakton dhe krijon vlerat. Sklleverit jane ata te shtypurit, roberit, te pavendosurit, te lodhurit, te gjithe ata me vullnete te dobeta. Keta shprehin dyshime pesimiste ndaj gjendjes njrezore ne pergjithesi, dhe ndoshta denimin e njeriut per kushtet e tij. Jane sklleverit ata ziliqare ndaj te mirave e njerezve te forta, pa provuar te kapercejne kufite e natyres se vet.

  Ate qe Nietzsche tregon, do te thote se aristokrateve ju perkasin nje jete drejte moralit, drejte pjekurise dhe ne rritje, ndersa te varfereve dhe sklleverve ju perket nje jete e lodhur, e mbyllur rrethe problemave te tyre, nje jete drejte dekadences.

   Kur flet per skllever dhe aristokrate, Nietzsche nuk ka parasysh kuptimi e sakte te fjales se tyre. Ai i gjykon si aristokrate njerezit e medhenj nga vlerat; njerezit revolucionar, qe kalojne barierat e normales. Ju referohet atyre me synime te larta, qe nuk marrim boten ashtu sic ju a kane pershkruar te tjeret, por qe kerkojne boten brenda vetes se vet. Ndersa sklleverit jane ata qe i nenshtrohen normales, qe i nenshtrohen kornizave te morales, qe te tjeret e kane percaktuar; atyreve qe nuk guxojne dhe nuk perpiqen te ngrejne koken per te pare gjerat te tjerat, pervec atyre qe ju a kane treguar te tjeret, qe nuk degjojne fjalle te tjera pervec atyreve qe ju a kane thene persona te tjere.

   Me Antikrishtin, Nietzsche nuk del me vertet kunder Krishtit si person, si indivit, por kunder institucioneve fetare te ndertuara rreth ketij personi. Nietzsche del kunder popullit Izraelit, qe ka shtremberuar Ungjillin; del kunder fese krishtere qe shpalli mekatin si arsye e luftes se saj. Ai vlereson shume here me shume fene budiste qe vjen pas nje levizje filozofike qindra vjecare. “Budismi eshte e vetmia fe vertet pozitiviste qe na ofron historia, qe ne teorine e saj te njohjes (nje fenomenalizem rigoroz), nuk thote me <<lufte kunder mekatit>> por, duke i dhene plotesisht te drejte realitetit <<lufta kunder dhimbjes>>”.(16)

  Feja budiste eshte ajo qe predikon paqen shpirterore, por jo per te arritur boten e qiellit, por sepse kishte kuptuar se ne ate menyre njeriu behet njeri per vete dhe jo per te tjeret.
   E kunderta e paqes shpirterore eshte depresioni. Per te luftuar depresionin, budismi predikon “jeten nen qiell te hapur, jeten endacake, moderimin dhe perzgjedhjen ne te ushqyer, te qenet i matur ndaj te gjitha pijeve alkolike, kujdesin ndaj te gjitha ndjesive qe shkaktojne zemerim, qe nxehin gjakun, mospreokupim as per vete, as per te tjeret”.(17)

   Feja e krishtere eshte feja e shpreses: “kush vuan, mbeshtetet nga nje shprese qe nuk mund te kundershtohet nga asnje realitet, qe nuk shuhet nga ndonje permbushje; nje shprese e botes se pertejme”.(18) Pikerisht per faktin se shpresa mban te qete fatkeqin konsiderohet nga greket si e keqia e fundit.

  Nietzsche del kunder fese se krishtere si produkt i popullit hebre per shkak se: “duke u nisur nga terreni ne te cilin ka hedhur shtat” krishterimi “nuk eshte nje levizje e kundert me instinktin hebre, por pasoje e tij, nje perfundim i metejshem ne logjiken e tij te akullt(19)
   Hebrete, jane populli me dinake, qe midis ceshtjes “te jesh apo te mos jesh” ata kane zgjedhur “te jesh me cdo kusht(20) Per te luftuar Perandorine Romake, nje nga fuqite me te medha e asaj kohe, hebrenjte kane shpikur fene e dekadences, fe qe ngre ne majat me te larta e botes se pertejshme, jo te fortit, por te nenshtruarit, njeriu qe degjon, qe ka frike nga mekati, qe nuk kundershton, qe nuk lufton dhe nuk sjell argumente dhe kundershtime. Hebrete jane nje popull me nje force jetesore shume te qendrueshme: “atehere kur ai gjendej ne nje situate pa rrugezgjidhje, me urtesine e thelle te ruajtjes se vetvetes, vullnetarisht u rreshtua ne favor te gjithe instinkteve te dekadences – jo i dominuar nga ato, por duke nuhatur ne to nje pushtet me ane te te cilit mund t’i kundervisheshe botes”.(21)

    Hebrenjte falsifikuan moralin. Cfare eshte morali hebre? “Eshte pafajesia mashtruese e tij, fatkeqesia e perlyer me idene e <<mekatit>>, mireqenia e konsideruar si rrezik, si <<tundim>>, paplotshmeria trupore e shpirterore si helmim nga brejet e ndergjegjes…(22) Ata falsifikuan fene, ne baze te raportit: “faji ndaj Jehovait” qe perfundon me ndeshkim dhe “devotshmeria ndaj Jehovait” qe sjell shperblim. Krijuan vullneti hyjnor, per sa i perket ate qe duhet te beje apo te mos beje njeriu; dhe ky vullnet eshte dominues denues ose shperblyes. Krijuan priftin si instrument te kishes; prift qe vepron ne emer te Zotit. Prifti u be “absolutisht i nevojshem”, ne te gjitha rastet kryesore: martese, vdekje, semundje, lindje, etj.

   Nietzsche mendon se kryengritja qe u be ne emer te Krishtit u keqkuptua, u keqinterpretua sepse: “ajo ishte nje kryengritje kunder <<te mireve dhe te drejteve>>, kunder <<shnjetoreve te Izraelit>>, kunder hierarkise se shoqerise – jo kunder korupsionit te saj por kunder kastes, privilegjit, rregullit”.(23) Krishti u denua dhe u kryqezua si nje kriminel. Ai “vdiq ashtu sic jetoj, ashtu sic mesoi – jo per te <<cliruar njrezit>>, por per te treguar si lipset jetuar(24) Ai la trashegimi njerezimit: “qendrimin e tij perpara gjykatesve, perpara ushtareve…qendrimin e  tij ne kryq”.(25)

     Ne realitet vetem Ungjilli u kryqezua sepse “mbreteria e Zotit eshte brenda jush”.(26) Feja e krishtere eshte nje fe e luftes, e sakrifices, ku “Zoti ofron birin e vet si viktime per shlyrjen e mekateve”(27), ku njerezit shperblehen dhe ndeshkohen, eshte “nje doktrine e gjyqit dhe e rikthimit, doktrine e vdekjes, si vdekje sakrifice, doktrine e ringjalljes”,(28) me te cilen anashkallohet konceptin e lumturise; nje fe ku nese syri te shtyn ne mekat duhet ta nxierresh; nje fe ku arsyetimi eshte gabim “mos gjykoni, qe te mos gjykoheni”,(29); ku ata qe e pranojne si fe “duhet te mohojne vetveten” dhe te pranojne kryqin e tyre.
    Krishterimi e kundershton natyren, kur na kerkon qe te duam armiqte tane. Armiqte jane per te kundershtuar, per t’u urryer.

    Krishterimi eshte feja ku gruaja –Eva, simbolizon mekatin: “vetem nepermjet gruas njeriu mesoi te shijonte frutat e pemes se njohjes(30). Ne kete rast, gruaja, per Nietzsche eshte shkenca, sepse shkenca eshte “mekati original”.(31) Shkenca eshte ajo qe shkel rregullat; shkenca eshte fara qe shkakton luftera; dhe shkenca eshte dija. Pa shkence bota eshte arkaike dhe primitive.

    Krishterimi mbeshtet fort ne ringjalljen e Krishtit. Kisha e krishtere organizon dhe feston ringjalljen ne menyre te vecante. Pergatitja e festes se ringjalljes supozon rituale te repta, kreshma, per pergatitjen dhe pastrimit te trupit, lutje te vecanta, per clirimin e shpirtit ndaj peshes se mekateve, sakrifice qe perfundon me therjen e qingjit. Nje nga shperblimet me te medha te mekatarit qe pranon fajin e vet, eshte ringjallja. “Nese Krishti nuk eshte ringjallur prej vdekjes, atehere feja jone eshte e kote” tha Pali.(32)
   Per Nietzsche, vdekja e Zotit nenkuptonte lindjen e nje dite te re, nje dite kur etika e Krishterimit, ne thelb jetemohuese, do te zevendesohej me nje filozofi qe do te afirmonte jeten: “Me ne fund, deti yne shtrihet I hapur para nesh. Ndoshta nuk ka patur kurre nje det kaq te hapur”.(33)

    Vepra e Nietzsche-s ka ne qender Mbinjeriun – der Übermensch. Mbinjeriu nuk eshte nje person i larte nga ana e edukimit, por nje person qe i ben balle frikes dhe mjerimit te botes.
   Turma karakterizohet nga mediokritetit dhe mbinjeriu nuk duhet te ndikohet prej saj. Turma nenkupton nje nivel mesatar, te barabarte, por barazia eshte e pamundur kur ka shkalle te ndryshme pushteti.
   Nietzsche vet, i nenshtrohet vetedisiplines dhe vuajtjes, si mjete per te mundur mediokritetit. Gjithe mbinjeriu eshte produkt i njeriut gjeni, qe ka rolin per te rikrijuar boten nepermjet artit, art qe eshte fillesa metafizike e jetes. 

   Keshtu foli Zarathustra eshte vepra me komplekse e Nietzsche-s. Nje veper e veshtire per t’u kuptuar, e shkruar si poeme dhe si veper filozofike. Kjo veper eshte e shkruajtur sipas stilit profetik te Testamentit te Ri, nepermjet se ciles Nietzsche na ben te marrim me mend ndryshimi radikal te qyteterimit.

   Pjesa e pare e vepres i kushtohet lajmerimit te mbinjeriut dhe vdekjes se Zotit, ndersa ne pjesen e dyte, Nietzsche prek temen e vullnetit te pushtetit. Ne pjesen e trete trajtohet rikthimi i perjetshem i te barabartit. Pjesa e katert i perket njerezve te larte.

   Ne librin e tij Ecce Homo, Nietzsche sinjalizon faktin se asnje person nuk u interesua per domethenien e emrit te Zarathustres. Disa burime historike e shpallin  Zarathustren profet ne periudhen arkaike te Irakut, ndersa burime te tjera historike e mendonin ate si nje person te hyjnizuar qe ka shperndare nje fe e quajtur zoroatrism. 
   Ne librin Keshtu foli Zarathustra, Zarathustra eshte nje lajmetar qe lajmeron nje dimension tjeter te botes dhe te mbinjeriut.

   Mbinjeriu eshte ai njeri qe shkon pertej njeriut ekzistues, mbinjeriu eshte “rrufeja”, “cmendia(34)
   Per t’u bere mbinjeri, njeriu duhet te pershkronte nje udhetim. Nietzsche e koncepton kete udhetim te njeriut si nje ure: “Njeriu eshte nje litar i  varur nga kafsha tek mbinjeriu – nje litar mbi hon. Rrezik po ta kalosh ne anen tjeter, rrezik po te mbetesh ne mes te rruges, rrezik po te shohesh mbrapa, rrezik po te tmerrohesh e ndalesh. Madheshtore tek njeriu eshte qenia e tij ure, e jo qellimi: ajo qe mund te dashurohet tek njeriu eshte qenia e tij tranzicion dhe perendim.” (35)

   Koha e udhetimit te mbinjeriut ka tre dimensione: e kaluara, e tashmia dhe e ardhmia. Cdo gje e zhytur ne te ardhmen kushtezohet nga e kaluara; por cdo gje qe kalon del jashte te tashmes. Vullneti per te realizuar dicka pershkon kohen, dhe cdo kohe qe kalon eshte e pakthyeshme dhe behet asgje. Zarathustra eshte ai qe meson mbinjeriu.
  Nepermjet tre metamorfozave, mbinjeriu shperfytyrohet ne tre mutacione. “Tri metamorfoza te shpirtit po ju them: si shpirti behet deve, deveja luan dhe luani behet femije.”(36) Shpirti i deves karakterizohet nga kapaciteti per te mbajtur pesha te renda; eshte shipirti i detyrimit – une duhet. Pastai shpirti behet luan. Luani deshiron lirine e vete, lirine per te qene mbret i shkretetires se tij. Shpirti i luanit karakterizohet nga deshira – une dua. Per te permbushur lojen e krijimit nuk mjafton luani, dhe atehere luani shnderohet ne femije, sepse: “pafajesi dhe harrese eshte femija, nje rifillim, nje loje, nje rrote qe veterrotullohet, nje levizje e pare, nje <<po>> e shenjte”.(37) Shpirti i femijes ploteson vullnetin krijues – une jam.
   Mbinjeriu lind nga vdekja e Zotit. Mbinjeriu lidhet me token. “Mbetuni besnik tokes…me forcen e virtytit tuaj. Dashuria juaj dhuruese dhe dituria juaj i sherbefshin kuptimit te tokes”. “ Me mijera jane shtigjet e pashkelura, me mijera jane shpetimet dhe ishujt e fshehte te jetes. Akoma te pafund e ta pazbuluar jane njeriu dhe toka e tij”.(38)
   Kur Zoti nuk ekziston me, njeriu behet zot i vet, behet mbinjeri, i lire per te krijuar boten e vet, ligjin e vet dhe per te gjykuar veten e vet. “Vdiqen te gjithe perendite, tani rrofte Mbinjeriu! Qofte kjo…vullneti yne I fundit!” (39)

   Mbinjeriu duhet te kete fuqine qe t’i rikthehet vetmise me te thelle te vetes se vet. “Tani po vdes e po iki!... Pas nje casti s’do te jem me asgje. Shpirti im eshte i vdekshem si dhe trupi. Por nyja e ceshtjeve qe me mbeshtjell, do te shfaqet perseri, dhe mua do te me krijoje serisht. Sepse une bej pjese ne ceshtjen e kthimit te perjetshem(40)
   Nese njeriu gjen fuqine per t’u lartesuar dhe per te tejkaluar veten e vet, ne fund fare duhet te pranoje edhe renjen. Graviteti shpirtetor ehte arsyeja e renjes.


                                                            *


      Nietzsche, pa dyshim eshte nje nga filozofet me te medhnjte. Filozofia e tij buron nga pervoja. Ambienti familiar, edukimi, shkolla krijon revolte ne shpirtin e Nietzsches; gje qe pasqyrohet ne gjithe vepren e tij.
     Gjithe jeta e tij eshte nje lufte; nje lufte per liri. Familja e kufizon, i drejton hapat ne jete ne menyre te rrepte. Shoqeria, koleget studente jane larg botes Nietzscheane. Semundja e tij e renon dhe e ringjall, i jep fuqi dhe krijimtari.
     Muzika eshte nje nga shoqeruesit me besnik te jetes se tij. Nepermjet saj, Nietzsche do te lidhe nje miqesi shume te ngushte me kompozitorin Richard Wagner.
     Feja ka qene pjese e jetes se tij. Babai i tij ka qene prift lutheran. Nietzsche e ka pranuar fene si e mire, deri ne momentin e vdekjes se babait te tij. Pas kesaj, feja shperfytyrohet, shnderrohet ne mashtrim. Ne emer te fese dhe e se mires i rembehet babai dhe vellai. Ne emer te fese, ai duhet ti nenshtrohet vuajtjeve. Jeta e tij merr ngjyren e zeze. Atehere, ku qendron e mira? E mira domethene lumturi, paqe, qetesi, liri, shpirt largpames, bukuri, diell dhe lartesi. Nietzsche nuk gjen kuptimin e se mires ne boten fetare; bote qe premton parajsen e atyre qe vuajne; qe kufizon lirine me mekatin; qe zevendeson largpamesin me nenshtrimin; qe vishet me te zeze dhe jo me te kuqe.  
   Nietzsche eshte marre ne filozofine e tij, me problemet te medha dhe te pergjithshme te popullit te tij, epokes, races se tij dhe me problemet e qenies njerezore.
   Filozofia e tij ka kerkuar dhe kerkon te jete e dobishme per jeten, shendetin, te verteten, pushtetin, objektivitetin, moralin, etj.
   Nietzsche ka interpretuar gradualisht artin, heroismin, gjenin, bukurine, tragjedine, si fenomene qe rrjedhin nga mohimi ose si fenomene qe shfaqen nepermjet mohimit. Gjithe filozofia e tij eshte lufte dhe revolte. Ai vepron ne veprat e tij sipas instinktit te shkaterrimit. Vepra e tij duket sikur nuk kerkon te verteten, por kerkon te shkaterroje te gjithe te verteten e shpallur deri atehere. Per Nietzschen nuk ka rendesi nese e verteta ekziston, synimi i filozofise se tij eshte te shkund te verteten, duke ngritur dyshime dhe supozime te reja.
   Nietzsche na le te kuptojme se kultura e deri atehershme ka krijuar si ideal njeriun e gabuar. Ketij njeriu, Nietzsche i kunderve Mbinjeriun. Nuk ka rendesi nese argumentat e Mbinjeriut jane te forta dhe mbeshteten mbi nje themell te fort; rendesi ka qe rendi dhe kornizat e njeriut ideal te shkundeshin dhe te kundershtoheshin ndaj mendimit nietzschean.
    Instinkti per t’u izoluar nga bota e jashtme, rrenjoset ne organizimin shpirteror te tij. Filozofia e Nietzsche-s rrethohet nga vetmia. Ne vetmi njeriu gjen fuqi. Njerezit, turma shkaterrojne shendetin, ndosin ajrin. Vepra qe Nietzsche krijoi i perket nje pakice te vogel, dhe ajo pakice duhet te kuptoje shume mire shpirtin e Zarathustres. Keta jane lexuesit e Nietzsche-s te tjeret jane vetem thjesht njerezimi.












No comments:

Post a Comment